Privatësia

Përditësuar më 22 tetor 2026

Kjo faqe tregon çfarë ruan Stoku (stoku.site, aplikacioni Stoku për Android dhe për orën e dorës), ku ruhet, kush e sheh dhe si fshihet. Stoku është aplikacion për regjistrimin e mallit dhe të afateve të skadimit në dyqan.

Kush është përgjegjës

Stoku. Për çdo pyetje ose kërkesë për të dhënat e tua: [email protected].

Çfarë ruhet

Leximi i fletëve me AI

Kur e fotografon një fletë me afate ose me stok, fotoja dërgohet përmes serverit të Stoku-t te një shërbim AI (Google Gemini, Anthropic Claude ose Cloudflare Workers AI) vetëm që të lexohen barkodet, emrat dhe datat. Stoku s'e ruan foton te shërbimi i AI-së.

Në pajisjen tënde

Stoku ruan në shfletues (ose në aplikacion) një kopje të të dhënave të tua, që të punojë edhe pa internet, dhe cilësimet e tua. Kjo kopje fshihet kur në atë pajisje hyn një llogari tjetër, ose kur i fshin të dhënat e shfletuesit. Si vizitor, të dhënat mbeten vetëm në pajisje dhe s'dërgohen askund.

Vendndodhja: vetëm për merchandiserët: kur e hap Stoku-n, telefoni e krahason vendndodhjen tënde me marketet e tua dhe me pikat e marketeve të Stoku-t, që ta dijë në cilin market je. Kjo bëhet vetëm në telefon: vendndodhja jote s'ruhet dhe s'dërgohet askund (ruhet vetëm vendndodhja e marketit, kur e ruan ti). Llogarive që s'janë merchandiser, Stoku s'ua kërkon fare vendndodhjen.

Stoku s'përdor cookies, s'ka reklama dhe s'përdor shërbime gjurmimi ose analitike.

Kush i sheh të dhënat

Stoku s'i shet dhe s'ua jep të dhënat askujt tjetër.

Ku ruhen

Te shërbimet që e mbajnë Stoku-n në punë, të cilat mund t'i kenë serverët jashtë Kosovës (në BE ose SHBA):

Sa kohë mbahen

Derisa ekziston llogaria. Përjashtimet: skedarët Excel/PDF në kompjuter 7 ditë, kodet e fjalëkalimit 30 minuta, shënimet për produktet e fshira (që pajisjet e tjera t'i fshijnë edhe ato) 120 ditë, kopja e të fshirave në pajisje 30 ditë.

Të drejtat e tua

Mund të kërkosh të shohësh, të ndreqësh ose të fshish të dhënat e tua, ose ta fshish të gjithë llogarinë: shkruaj te [email protected] nga emri i llogarisë. Produktet dhe afatet mund t'i ndryshosh ose t'i fshish vetë në çdo kohë brenda Stoku-t. Nëse mendon se të dhënat e tua s'trajtohen si duhet, ke të drejtë të ankohesh te Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e Kosovës.

Siguria

Lidhja me Stoku-n është gjithmonë e enkriptuar (HTTPS). Të dhënat e secilës llogari i mbrojnë rregullat e Firebase-it: një llogari s'mund t'i lexojë të dhënat e një tjetre. Problemet e sigurisë raportohen te [email protected] (shih edhe security.txt).

Ndryshimet

Kur ndryshon kjo faqe, ndryshon edhe data lart. Ndryshimet e mëdha njoftohen te "Çfarë ka të re" në Stoku.

Hap Stoku-n